Zërin

Opozita vazhdon me protesta kundër Qeverisë

Opozita e bashkuar planifikon të vazhdojë me protesta për të kërkuar rrëzimin e Qeverisë dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në vend.

Opozita vazhdon me protesta kundër Qeverisë

Javën e ardhshme pritet të merret vendimi se kur do të mbahen protestat e ardhshme.

Adonis Tahiri, nga Lëvizja “Vetëvendosje”, ka deklaruar për “Zërin” se protestat do të zhvillohen brenda dhe jashtë Kuvendit të Kosovës, pasi që, sipas tij, marrëveshjet e arritura me Serbinë dhe Malin e Zi nuk mund të gjejnë zbatim në Kosovë.

“Protestat tona do të vazhdojnë brenda dhe jashtë institucioneve. Numri i të pakënaqurve në Kosovë po rritet vazhdimisht dhe paralel me të edhe numri i atyre që janë të gatshëm të protestojnë deri në largimin e këtyre pushtetarëve”, ka thënë Tahiri.

I pyetur se kur do të vazhdojnë me protestën e radhës, Tahiri thotë se opozita e bashkuar do të koordinohet për këtë çështje.

“Jemi në organizim e sipër dhe për format e ndryshme kreative të protestës, ashtu që të shtohet edhe më tutje presioni mbi pushtetarët. Ne po punojmë vazhdimisht në terren dhe po organizohemi ashtu që kundërshtimi ynë të jetë edhe më i fuqishëm dhe të rezultojë sa më shpejt me largimin e kësaj Qeverie dhe me shpalljen e zgjedhjeve të reja”, ka thënë Tahiri, duke shtuar se zgjedhja e Thaçit president nuk ka legjitimitet.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pritet që javën e ardhshme të marrë vendim rreth daljes apo jo në protesta. Deputeti i kësaj partie, Lahi Brahimaj, ka konfirmuar për “Zërin” se të hënën pritet të dalë me qëndrim partia e Haradinajt