Shamsia Hassani: Femra e parë që bënë art rrugor në Afganistan

Shamsia Hassani: Femra e parë që bënë art rrugor në Afganistan

Nëse do të pyesni një amerikan se si e sheh Afganistanin, shumica do të thonë se shohin një vend të rrënuar pas bombave të lëshuara nga forcat amerikane.  Ata po ashtu do të përshkruajnë fytyrat e ashpra të afganëve që jetojnë në kushte të tilla, për çdo ditë.  Edhe pse kjo pamje mund të konsiderohet si stereotip, është në fakt e vërteta që shihet edhe në fotografitë e kohëve të fundit në zonat urbane të vendit.

Deri më sot, Afganistani është ende duke u rindërtuar nga bombardimet e luftës së fundit.  Megjithë dilemat nëse kjo luftë ka qenë e nevojshme apo jo, është e sigurt një gjë se e la vendin në gjendje kaotike.

Por, për fat të mirë, Afganistani ka edhe njerëzit e vet kreativ, dhe disa prej tyre po shfrytëzojnë muret e rrënuara të qyteteve të tyre për të shprehur besimet përmes mjeteve kreative.  Një grup i artistëve, të njohur si “Zotët e Artit” po vizatojnë muret e qyteteve si mënyrë për të ndihmuar “të shërojnë plagët”.

Megjithatë, është një artiste afgane e cila është duke marrë të gjithë vëmendjen ë kohët e fundit, dhe emri i saj është Shamsia Hassani.

Ajo është femra e parë në vend që bënë grafiti, dhe e shfrytëzon talentin e saj për të vizatuar shami në muret e qytetit, duke shprehur kështu feminizmin sipas saj, raporton Inqustr.com

Ajo çfarë duhet të bëjë dikush që të kuptojë se Shamisa Hasani është e talentuar, duhet vetë të shikojë vizatime e saj.  E lindur në vitin 1988, puna e saj ka qenë e shpërndarë ndërkombëtarisht.  Ajo po ashtu ka një qëndrim të saj për punimet e veta.

“Unë zakonisht vizatoj femrat me shamitë e tyre në mure, dëshiroj të flas për jetën e tyre, të gjejë një mënyrë që t’i largojë ato nga errësira, të hapi mendjen e tyre, të sjelli disa ndryshme pozitive, duke tentuar të largojë kujtime të këqija të luftës duke mbuluar muret me ngjyra të hapura,” thotë ajo.

Shamsia Hassani - Painting on Wall

Derisa gratë e mbuluara janë në qendër të punimeve të saj, Shamisa Hassani në fakt dëshiron të dërgojë një mesazh për botën, dhe sidomos për Shtetet e bashkuara të Amerikës.  Kjo për shkak se aktualisht ekziston një argument për largimin e mbulesave për gratë myslimane.  Sipas konservatorëve, është e vështirë të identifikohen gratë të cilat mbulohen tërësisht me veshje të tilla.  Ata kanë në mendje skenarë të ndryshëm të sulmeve terroriste në vende publike nga njerëz të mbuluar me këto veshje.  Hassani dëshiron hedhë poshtë këto argumente, raporton Insajderi.com

“Ka shumë njerëz në botë që besojnë se mbulesa është problem.  Dhe besojnë se nëse femrat i heqin ato, atëherë ata nuk kanë më problem.  Por kjo nuk është e vërtetë.  Unë besoj se ka shumë probleme në Afganistan sa i përket grave.  Shembull, gratë nuk mund të kenë qasje në arsim, dhe ky është problem më i madh se i mbulesës,” thotë ajo.

Ndoshta detaji më inspirues i artit të Shamsia-s nuk është puna e saj, por se çfarë ajo duhet të kalojë që të realizoj pasionin e saj artistik.  Ajo duhet që të përballet me një shumicë njerëzish që besojnë se vendi i një gruaje është shtëpia./Insajderi.com