Prishtina pret Oscarin...

27.02.2016 11:54

PDK: Djegia e zyrave në Deçan me motive politike

27.02.2016 12:01
PDK: Djegia e zyrave në Deçan me motive politike

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka dënuar aktin e djegies së lokaleve të selisë së tyre në Deçan.

Në kumtesën e dërguar nga PDK thuhet se kjo ndodhi pikërisht kur Hashim Thaçi, kryetari aktual i PDK-së, u zgjodh president i Kosovës.

Këto akte, sipas PDK-së, janë me motive politike dhe cenojnë pluralizmin, teksa kërkojnë nga organet kompetente ta ndriçojnë sa më parë rastin.

“Aktet e tilla që kanë motive të qarta politike dhe të cilat cenojnë pluralizmin janë të papranueshme dhe të dënueshme.

Partia Demokratike e Kosovës, I bënë thirrje të gjitha organeve kompetente që ky akt të ndriçohet sa më shpejt dhe autorët e kësaj vepre të shëmtuar të vihen para drejtësisë. /Gazetaexpress