65 vite më parë Fidel Castro braktisi bejsbollin

65 vite më parë Fidel Castro braktisi bejsbollin

Të gjithë e njohin si politikan por 65 vite më parë Fidel Castro ishte një lojtar bejsbolli.

Fiks 65 vite më parë me 22 janar të vitit 1951, Castro ishte përjashtuar nga Liga Dimërore pasi kishte goditur një kundërshtar duke e sulmuar fizikisht.

Vite më vonë ai do t’i hynte politikës por lidhja e tij me bejsbollin do të mbetej së paku si tregime të medieve dhe gazetave sportive.

Para se të bëhej lideri absolut i Kubës, Castro kishte ambicie të bëhej lojtar i njohur në sportin amerikan madje duke synuar edhe ekipet e mëdha të bejsbollit në Amerikë, sikurse Yaankees. Por ai ishte tepër lojtar i dobët që ta arrinte këtë.

Megjithatë puna e tij si politikan u shpërblye më mirë pasi në vitin 2008 ai mori drejtimin e qeverisë kubaneze e në të njëjtën kohë zgjeroi ndikimin e tij në sportin e bejsbollit duke u marrë me komentime të lojërave dhe ndodhive të ndryshme në këtë sport.