65 organizata nënshkruajnë peticionin kundër privatizimit të kinemasë “Jusuf Gërvalla” në Pejë

65 organizata nënshkruajnë peticionin kundër privatizimit të kinemasë “Jusuf Gërvalla” në Pejë

Është bërë e ditur se 65 organizata tashmë kanë nënshkruar peticionin kundër privatizimit të kinemasë “Jusuf Gërvalla” në Pejë, dhe kjo mbështetje është iniciativë për t’ia kthyer kinemanë qytetit.

Deklarata e përbashkët e këtyre organizatave nis me konkluzën se Kino Jusuf Gërvalla, është kinemaja e vetme dhe pikë qendrore në jetën kulturore të Pejës.

Sipas tyre, ajo përfaqëson kujtesën e përbashkët dhe identitetin kulturor të banorëve të këtij qyteti por edhe të vizitorëve të saj.

“Kinemaja është një nga pikat e rralla referente të qytetit që është pjesë e kujtesës kolektive te qytetarëve të Pejës dhe Kosovës. Ky vend përfaqëson një pasuri të parbashkët kulturore e cila vazhdimisht kontribon në ndërtimin e kësaj shoqërie.

Përpjekjet e skenës së pavarur të kulturës në Pejë për rivitalizimin e saj kanë marrë mbështetje nga i gjithë komuniteti si në vend ashtu edhe jashtë saj.

Një sërë punëtorive janë organizuar për të ri menduar funksionet e kinemasë, dhe përgjigjet nga komuniteti kanë qenë se ajo është më shumë se kinema,një hapësirë e hapur për komunitetin ku mbahen dhe zhvillohen aktivitete me karakter kulturor dhe edukativ”, thuhet mes të tjerash në këtë deklaratë, duke potencuar edhe faktin e rëndësishëm se Kinemaja Jusuf Gërvalla është në listën e trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përkohshme. Më poshtë mund të shihni listën e organizatave të cilët kanë nënshkruar deklaratën

Organizatat e nënshkruara:

1.7 Arte

2.Advocacy Training & Resource Center – ATRC

3.Alter Habitus

4.Anibar

5.Aragonit

6.Artpolis

7.Asociacioni Kosovar “Chopin”

8.Autostrada Biennale

9.CBM

10.CDF

11.CHwB Kosova

12.CRDP

13.CTI-P

14.DAM Festivali

15.Docomomo_Kosova

16.DokuFest

17.EC Ma Ndryshe

18.ERA

19.Festivali i Arkitekturës në Kosovë

20.Fondacioni Kosovar i Arkitekturës

21.Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile – KCSF

22.Fondacioni Lumbardhi

23.Fondacioni për Trashëgimi Kulturore Legatum

24.FRABAAC

25.Fryma e Re

26.IITP

27.Iniciativa Kosovare per Stabilitet – IKS

28.Instituti Demokratik i Kosovës – KDI

29.Instituti GAP

30.Instituti i Prishtinës për Studime Politike – PIPS

31.Instituti per Politika Zhvillimore – INDEP

32.INTEGRA

33.Komunikimi Social – KOMS

34.Konsumatori

35.KosovaArs

36.Let’s do it Peja

37.Lëvizja FOL

38.Marimangat

39.Me dorë në zemër

40.Motrat

41.NGOMfest

42.Nisma Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut Kosovë (YIHR)

43.OJQ “ETEA”

44.OJQ “Mitrovica Guide”

45.OJQ “Mundesia”

46.OJQ BFF

47.OJQ PRAM

48.OJQ Rritu

49.ORCA

50.Plenumi për Arsim

51.Qendra Multimedia

52.Qendra RInore Mitrovice-QRM

53.Qendra Rinore “Ate Lorenc Mazrreku”

54.REDO Conference

55.Riverside

56.Rrjeti i Grave të Kosovës

57.Rrjeti I Organizatave të Kulturës Pejë

58.Rrjeti I Organizatave të Kulturës Prizren

59.S’Bunker

60.Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë

61.STIKK

62.Syri i Vizionit

63.Shoqata për Përsonat e Verbër dhe me Shikim të Dëmtuar “Drita Jonë”

64.Teatri ODA

65.X40