"Dosja e Shefave", ka thënë se Adem Grabovci nuk e ka shkelu" />

Zenun Pajaziti thotë se “Dosja e Shefave” nuk shpërfaq asnjë shkelje të ligjit

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti thotë se përgjimet telefonike të njohura si "Dosja e Shefave", nuk shfaqin keqpërdorime nga ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci. Ai ka thënë se "Dosja e Shefave" është përdorur për "linçimin e dikujt".

Zenun Pajaziti thotë se “Dosja e Shefave” nuk shpërfaq asnjë shkelje të ligjit

Pajaziti, i cili po ashtu është protagonist në serinë e përgjimeve “Dosja e Shefave”, ka thënë se Adem Grabovci nuk e ka shkelur ligjin, bazuar në përgjimet e publikuara para rreth tre muajsh.

“Nuk e besoj që kur dikush e thirrë një politikan, dhe ai i thotë se nuk dua të të punësoj ty. Por, ligji shkelet vetëm atëherë kur veprohet, kur presioni është direkt apo keqpërdoret ligji apo një komision, apo një zyrtar”, ka thënë Pajaziti në një intervistë për Saktë.net.

Ai ka thënë se telefonatat nuk duhen të merren parasysh, por sipas tij, vetëm faket do ta vërtetonin shkeljet e mundshme të personave të përfshirë në “Dosjen e Shefave”.

Zëvendësuesi i Adem Grabovcit në pozitën e shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, ka thënë se përgjimet janë një “abuzim serioz”, dhe se nuk duhej të ishin publikuar.

“Ka një keqpërdorim rreth publikimit të përgjimeve. Ne jemi njerëz kemi jetën private, dhe kemi mënyrën se si komunikojmë me disa miq, por të përdoret një përgjim i cili është bërë për një çështje tjetër, vetëm për linçimin e dikujt, atëherë kjo mendoj se është e frikshme”, tha Pajaziti.

Zenun Pajaziti, ishte protagonist në serinë e XXVII të “Dosjes së Shefave”. Në një bisedë me Grabovcin, në këtë seri, Pajaziti i seleksiononte anëtarët e bordit të Ujësjellësit Rajonal të Gjilanit në bazë të përkatësisë politike, e jo në bazë të kritereve të kërkuara me ligj dhe me konkurs.

Insajderi përmes një serie bisedash telefonike të përgjuara të Adem Grabovcit me Hashim Thaçin, Kadri Veselin e të tjerë, ka dëshmuar se si këta njerëz e shtrijnë kontrollin dhe ndikimin e tyre mbi secilin institucion te Kosovës, përfshirë këtu edhe në sistemin gjyqësor e prokuorial, Policinë e Kosovës, universitetet dhe mediet. /Insajderi.com

[iframe id=”https://www.youtube.com/embed/moSwOYX-Wsk?list=PLIKGlbXyvgfjhHy2bWiIKDAwyEz5iE5-u”]