Lansohet aplikacioni për të raportuar ngacmimin seksual

Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës, Open Data Kosovo (ODK) dhe Girl’s Coding Kosova (GCK), prezantuan sot aplikacionin për telefona të mençur “Ec Shlirë”, që shërben për të raportuar ngacmimin seksual.

Lansohet aplikacioni për të raportuar ngacmimin seksual

Daniel Maksymiuk, ambasadori i Kanadasë në Kosovë, tha se sot vajzat dhe gratë duhen respektuar dhe  duhet të ndjehen të sigurta në çdo rrugë të Prishtinës dhe të Kosovës.

“Jam shumë i inkurajuar nga kjo prezencë kaq e madhe këtu sot, secili që është këtu për mua nënkupton që është një përkrahës i respektit ndaj grave, që mbështesni idenë se secila rrugë në Pristhinë dhe Kosovë duhet të jetë një vend i sigurt ku vajzat e reja do të ndjehen të sigurta dhe të respektuara” , deklaroi kanadez .

Ndërkaq Brian Fahey, nga zyra për Rritje Ekonomike  në USAID, deklaroi se duhet mobilizim për të  respektuar të drejtat e grave.

“Sot kemi një shembull të mrekullueshëm mes të qeverisë së Kosovës, përmes ministrisë së

“Vetëm së bashku ne do të mundë të gjejmë shtegun e duhur për të ecur përpara në zgjidhjen ose të paktën për të pasur vëmendjen e duhur dhe të sigurohemi që njerëzit do të jenë llogaridhënës për sjelljet e tyre dhe veprimet e tyre”, deklaroi Fahey.

Lansimin i këtij aplikacioni u bë pas rezultateve shqetësuese të publikuara nga Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës. Raporti konkludoi se 48.5 për qind e qytetarëve të Kosovës gjatë jetës së tyre kanë qenë viktimë e ngacmimit seksual.