Daja si “Ujk” i Bajram Gecajt

Dy dajallarë të Bajram Gecajt, Beslim e Ismet Tolaj, publikuan mbrëmë një fotografi nga sheshi “Ibrahim Rugova” ku po qëndrojnë protestuesit opozitar në të cilën ata tregojnë se janë vënë në ndjekje të personit që ia ka vënë zjarrin makinës së bashkëshortes së Gecajt. Por,më herët, për fuqinë e tyre ishte deklaruar edhe vetë Gecaj, zv/ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal. Për njërin prej tyre, pa saktësuar se cili, kishte thënë se është i fuqishëm si ujk dhe se është i mirë për të shpërndarë dajak.

Daja si “Ujk” i Bajram Gecajt

Gecaj nëpërmjet një shkrimi, të botuar më 30 gusht të vitit të kaluar, kishte kërcënuar anëtarët e lëvizjes Vetëvendosje se do të hanin dajak nëse do të provonin të preknin biznesin e dajës së tij.

Kishte treguar se të njëjtën ia kishte thënë  një zyrtari të këtij subjekti politik gjatë kohës së negociatave në kohën e VLAN-it.

“I thashë se e kisha një dajë si “ujk” dhe të cilit i ishin dashtë disa vite punë të lodhshme të mblidhte paratë për të blerë një kamion, me të cilin tani ai nxirrte bukën e gojës. Daja im do të mund të vendoste të bartë mallra edhe nga Serbia, pasi që këtë ia mundëson korniza ligjore e Republikës së Kosovës”, kishte shkruar Gecaj, njoftonte Klan Kosova..

Nuk ishte ndalur me kaq. Kishte vazhduar të promovoj fuqinë e dajës së tij.

“Po të tentonit t’ia rrëzoni kamionin dajës tim, i thash, do të merrnit një“dajak” të cilën nuk do ta harronit deri sa të ishit gjallë. Është plotësisht jo-logjike, kundërligjore dhe jo-humane të sulmohet prona private, diçka të cilën aktivistët kryeneç të Vetëvendosjes po vazhdojnë ta bëjnë çdo ditë”, kishte thënë Gecaj,

Ai e kishte publikuar këtë shkrim si formë reagimi ndaj rrëzimit të kamionëve që importojnë mallra nga Serbia.