61 raste të fruthit po trajtohen nga QKUK

61 raste të fruthit po trajtohen nga QKUK

Me gjithë uljen e intensitetit, fruthi vazhdon të prek kosovarët.

Aktualisht në QKUK për kurim nga kjo sëmundje ndodhen 61 persona te moshave te ndryshme dhe vetëm gjatë ditës së martë janë pranuar 7 raste të reja nga zona të ndryshme të Kosovës.

Të prekurit nga kjo sëmundje duke folur për Tribuna Channel kanë thënë se trajtimi në QKUK u ka ndihmuar në përmirësimin e gjendjes.Banor i Fushë-Kosovës

Drejtor i Klinikës Infektive Hamdi Ramadani ka thënë se aktualisht në QKUK janë duke trajtuar disa raste me simptoma të rënda dhe theksoi se 3 prej tyre janë fëmijë.

Ai theksoi se deri më tani Klinika Infektive ka pranuar mbi 340 raste me sëmundjen e fruthit.