60 turistë janë bllokuar në teleferik në Alpet franceze

60 turistë janë bllokuar në teleferik në Alpet franceze

Rreth 60 persona kanë mbetur të bllokuar në teleferik në malin Mont Blanc në alpet franceze.

Fillimisht ishin 110 persona të bllokuar, por me anë të helikopterëve u bë i mundur evakuimi i disa prej tyre.

Me rënien e natës operacioni u ndërpre për të rifilluar mëngjesin e së premtes.

Autoritetet franceze thonë se janë në kërkim të defektit që shënoi ngecjen e teleferikëve.

Po ashtu ekipeve franceze të shpëtimit u janë bashkuar ekipet italiane dhe zvicerane të cilat janë duke marrë pjesë në përpjekjet e shpëtimit.

Teleferikët u mundësojnë turistëve të shohin pamje panoramike të Mont Blanc. /Insajderi.com