Merkato e verës është ende larg por kjo nuk do të thotë se drejtuesit e klubeve po presin të përfundoj sezoni futbollistik për të filluar bisedimet me lojtarët që synojnë të afrojnë për të përforcuar skuadrën.
Vlerat e futbollistëve janë rritur shumë, edhe pse disa ndoshta nuk e meritojnë çmimin që paguhet për ta dhe këtë e vërtetojnë me performancat e tyre në fushë.
Rasi i fundit është ai i mesfushorit francez Paul Pogba që u transferua te Man.United nga Juventus për një shifër rekord. Vlerat e tij nuk diskutohen por në sezonin e tij të parë ai nuk ka mundur të përsëris atë që bënte te bardheznjitë, shkruan Telesport.
Historia e futbollit na ka mësuar se edhe yje të mëdhenj e kanë patur të vështirë të përshtaten kur ndryshojnë ambient.
Drejtuesit po bëhen gati të shpenzojnë sërish shuma të mëdha në merkato, por ka edhe disa futbollist që mund të afrohen me kosto zero pasi u përfundon kontrata me klubet respektive.
Daniele De Rossi

Fernando Torres

Mario Balotelli

Pepe

Zlatan Ibrahimoviç

Yaya Toure
