Pranshu nga Jalandhar i shtetit Punjab të Indisë, ka lindur me një defekt dhe nuk është në gjendje që të ecë. Banorët e zonës besojnë se ai është një fëmijë hyjno" />

6-vjeçari që adhurohet si Perëndi në Indi

Një 6-vjeçar është duke u adhuruar si rimishërim i një Zoti hindu nga banorët e zonës. Për shkak të gjendjes  shëndetësore, fëmija ka një ballë të zgjeruar dhe sy të ngushtë.

6-vjeçari që adhurohet si Perëndi në Indi

Pranshu nga Jalandhar i shtetit Punjab të Indisë, ka lindur me një defekt dhe nuk është në gjendje që të ecë. Banorët e zonës besojnë se ai është një fëmijë hyjnor dhe rimishërimi i zotit Ganesha. Ganesha, përshkruhet si një kokë elefanti në një trup njeriu. Është zoti fatit të mirë që siguron prosperitet, fat dhe sukses.

Siç shkruan Top-channel, djali adhurohet nga njerëzit, përfshi edhe mësuesit e tij, të cilët përkulin kokat përpara tij. Ai takohet me turmën e njerëzve jashtë tempullit që ndodhet afër fshatit të tij çdo të premte.

Jasëinder, një banor zone që vjen për të parë djalin 6–vjeçar thotë: “Njerëzit vinë që të shohin Pranshu dhe ata besojnë që ai është rimishërimi i Ganesha-s. Unë gjithashtu bëj të njëjtën gjë”.

gjasht

Babai i Pranshu-së, Kamlesh, gjithashtu beson se djali i tij është një Zot. Ai tha:-“ Gjithashtu edhe unë e adhuroj atë si banorët e tjerë. Trupi i tij i vogël ngjan si Ganesha. Ai bekon çdokënd. Njerëzit që e takojnë u plotësohen dëshirat. Ai shkon në shkollë çdo ditë dhe kur njerëzit shohin djalin tim, e mirëpresin me lule”.

Pranshu thotë:-“Unë ngjaj si Ganesha dhe njerëzit nuk e dinë emrin tim të vërtetë. Mësuesit më adhurojnë mua dhe shokët e klasës nuk më tallin mua dhe besojnë se jam Ganesha e rimishëruar. Jam i lumtur që njerëzit me thërrasin mua Genash”.