Me 6 Mars publikohen hetimet për korrupsion ndaj liderit të Samsung

Prokuroria Speciale e Koresë së Jugut akuzoi publikisht ditën e marte liderin e grupit Samsung Jay Y. Lee dhe katër ekzekutivë të tjerë për korrupsion, dhënie të ryshfetit, dhe përvetësimit një skandal politik i cila ka tronditur vendin gadishullor.

Me 6 Mars publikohen hetimet për korrupsion ndaj liderit të Samsung

Lee u arrestua më 17 Shkurt për korrupsion ku është përfshirë edhe presidentja e vendit Park Geun-hye, një tjetër goditje e rëndë për gjigandin teknologjik pas skandalit të Note 7.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të vendosë nëse për herë të parë në histori, Koreja e Jugut do të largojë nga pushteti një lider të zgjedhur demokratikisht.

Ekzekutivët e tjerë të cilët akuzohen nga prokuroria janë zëvendës kryetari i bordit të Samsung Choi Gee-sung, Presidenti Chang Choong-ki, shefin e Samsung Electronics Park Sang-jin dhe zëvendës Presidentin Hwang Sung-soo.

Skandali ka përfshirë Korenë e Jugut që prej muajit Dhjetor kur u shkarkua Presidentja Park. Prokuroria do të publikojë rezultatet e hetimit më 6 Mars.