Opozita kundërshton suspendimin nga Kuvendi i Kosovës

Opozita kundërshton suspendimin nga Kuvendi i Kosovës

Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës do të mbahet pa shumicën e deputetëve opozitarë, të cilët u përjashtuan në seancën e fundit të mbajtur të premten e kaluar.

Administrata e Kuvendit të Kosovës i ka njoftuar sot zyrtarisht partitë opozitare për deputetët që janë të suspenduar. Gjithsej janë 24 deputetë të suspenduar, prej të cilëve 13 vijnë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Por, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, thotë se opozita do të vazhdojë kundërshtimin meqë “askush nuk ka të drejtë të pengojë deputetë për të hyrë në sallë.”

“Kjo protestë është e vazhdueshme është  dhe është rritur numri i protestuesve. Është një protestë efikase ku qytetarët po shprehin pakënaqësitë e tyre. Ne sot i kemi marrë vendimet e suspendimit dhe kemi pa që edhe polica është mobilizuar për të penguar hyrjen tone aty.  Ne protestën e kemi ndaj qeverisë dhe nuk kemi nevojë për ballafaqim me policinë”, ka thënë Ymeri./Insajderi