Kompania paguan 70 milionë dollarë për vdekjen e gruas nga pudra

Kompania paguan 70 milionë dollarë për vdekjen e gruas nga pudra

Johnson & Johnson u urdhërua nga një juri e shtetit të Misurit në SHBA që të paguajë 72 milionë dollarë dëme një familjeje, në të cilën një gruaje i erdhi vdekja nga kaceri ovarial, e cila kishte përdorur për disa dekada një pudër për foshnje të kompanisë e njohur si “Baby Powder & Shower”.

Në një verdikt final të gjykatës është njoftuar të hënën në mbrëmje se anëtarët e jurisë në gjykatën e rrethit të Shën Luisit i kanë dhuruar familjes së Jacqueline Fox 10 milionë dollarë të dëmeve aktuale dhe 62 milion dollarë të dëmeve ndëshkuese, treguan avokatet e familjes.

Ky vendim është i pari nga një gjykatë e Shteteve të Bashkuara, që dëmshpërblen mbi pretendimet, thanë avokatët.

Johnson & Johnson tani përballet me qindra padi pasi kishte shitur produktin për disa dekada, dhe nuk kishte paralajmëruar konsumatorët se ai mund të shkaktonte kancer.

Fox, e cila jetonte në Alabama, ka treguar se ajo e kishte përdorur pudrën “Baby Powder & Shower” për higjienën fëmijërore për më shumë se 35 vjet para se të identifikohej me kancer tre vjet më parë. Ajo vdiq në tetor të vitit të kaluar, në moshën 62 vjeçare.

Anëtarët e gjykatës e shpallën kompaninë “Johnson & Johnson” përgjegjëse për mashtrim, neglizhencë dhe konspiracion. Diskutimet zgjatën për 4 orë, pas 3 javësh seanca gjyqësore.