Juventusi dhe Bayerni barazojnë

Juventusi dhe Bayerni barazojnë

Juventusi dhe Bayerni janë ndarë në ‘paqe’ në një duel mjaft interesant të zhvilluar në “Juventus Stadium” që përfundojë 2-2.

Përkundër që klubi i Bayern-it arriti të jetë në epërsi me dy gola, në anën tjetër menjëherë erdhi kundërpërgjigjja e “Zonjës së Vjetër” duke arritur ta barazojë rezultatin.

Golashënuesi i parë për Bayern-in ishte Thomas Muller në minutën e 43′ të ndeshjes dhe Arjen Robben 55′.

Ndërsa për Juventus-in arriti të shënonte Paulo Dybala në minutën e 63′ të ndeshjes dhe Stefano Sturaro në minutën e 76′, për rezultatin përfundimtar 2-2.

Ndeshja e rikthimit ndërmjet këtyre dy klubeve do të zhvillohet me 16 mars, në “Allianz Arena” të Mynihut.