Seanca për zgjedhjen e presidentit – të premten në ora 11:00

Seanca për zgjedhjen e presidentit – të premten në ora 11:00

Presidenti i ri i Kosovës do të zgjedhet të premten. Votimi nga ana e deputetëve të kuvendit të Kosovës pritet të ndodhë në ora 11:00, kanë treguar burime të besueshme të Gazetës Express.

Të njëjtat burime, po ashtu, tregojnë se kreu i PDK’së, Hashim Thaçi nuk do të jetë kandidati i vetëm i koalicionit që do të futet në votim.

Kundër kandidat i Thaçit, formalisht, do të jetë Rafet Rama, nga e njëjta parti.

Hashim Thaçi, pritet që paraprakisht, ta dorëzojë edhe dorëheqjen e tij si udhëheqës i Partisë Demokratike të Kosovës, e pastaj të niset për në seancën e jashtëzakonshme që do të thirret për votim të Presidentit. /GazetaExpress