Albin Kurti dërgohet i prangosur në gjyq

Albin Kurti dërgohet i prangosur në gjyq

Policia e Kosovës, para pak çastesh, e kanë sjellë deputetin e Vetëvendosjes, Albin Kurti në gjykatë. Gazeta Zëri raporton se Kurti është sjellë i prangosur pasi që për të njëjtin ka ekzistuar urdhri për sjellje me detyrim për shkak të mungesës së tij në seancën e kaluar.

Përveç Kurtit sot në gjyq janë Albulena Haxhiu, Faton Topalli e Donika Kadaj-Bujupi. Akuzohen për përdorim të armës për shkak të gjuajtjes së gazit lotsjellës në Kuvend.