Katër presidentët e marrëveshjeve politike

Katër presidentët e Kosovës së pasluftës, nuk janë zgjedhur pa marrëveshje politike dhe ndërhyrje ndërkombëtare, madje as presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova që ka gëzuar simpatinë më të madhe të popullit.

Katër presidentët e marrëveshjeve  politike

Presidentët janë zgjedhur në raundin e tretë të votimit. Gazeta Zëri raporton se  këtë fat, duket se e ka edhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, i cili pritet që të ngjitet në presidencë javën e ardhshme. Ai mund të jetë presidenti i pestë i zgjedhur me marrëveshje politike ndonëse ky post duhet të jete konsensual.

Asnjëri nga presidentët e pasluftës, përfshirë dhe presidentin historik Ibrahim Rugova, i cili ka gëzuar mbështetjen më të madhe të popullit, nuk ka arritur të zgjidhet në raundin e parë me votat e deputetëve. Rugova, Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli si dhe Atifete Jahjaga, deri te pozita e presidentit nuk kanë ardhur dhe lehtë, shkruan Zeri.

Kjo praktikë, po e ndjek edhe të nominuarin e koalicionit për president (LDK-PDK) Hashim Thaçin, i cili e ka të vështirë të zgjidhjet në raundin e parë.

Polarizimet ndërmjet partive politike në Kosovë, që nga paslufta kanë qenë shumë të theksuara, që kanë pamundësuar zgjedhjen e presidentit me vota të njërës parti.

Ndonëse partia e tij në vitet e para të pasluftës do të fitojë zgjedhjet me shumicë votash, ish-presidenti i ndjerë Rugova në vitin 2001 është zgjedhur president në raundin e tretë të votimit në Parlament.

Në atë vit ai zgjidhet me marrëveshje, ku kryeministër emërohet Bajram Rexhepi nga PDK-ja, e që njihet si marrëveshja e shkurtit.

Edhe zgjedhja e tij e dytë në vitin 2004 është bërë me marrëveshje politike. Pas shumë negociatave, më 17 nëntor 2004, LDK dhe AAK arrijnë marrëveshjen për koalicionin qeverisës, bashkë me PSHDK-në dhe disa subjekte minoritare joserbe.