52 milionë euro për 5 gola

52 milionë euro për 5 gola

Të zhdukur. Të thithur nga vorbulla e anonimitetit. Shpesh, shumë shpesh, kanë përfunduar në stol. Mario Gotze dhe Andre Schurrle duket se janë në simbiozë. Bashkë kanë arritur majën, bashkë po kërkojnë të dalin nga tuneli në të cilin janë futur.

Dortmund ka shpenzuar 52 milionë euro në total për t’i marrë verën e kaluar. të dy bashkë kanë realizuar vetëm dy gola në kampionat, 5 në total. Shumë pak. Asist i Schurrle nga krahu majtë për Gotze, i cili ka realizuar një gol të jashtëzakonshëm. Falë këtij kombinimi Gjermania ka fituar Botërorin e fundit.

Andre ka realizuar edhe një dygolësh në gjysmëfinalen kundër Brazilit. Kampionë bote në moshën 23 dhe 22 vjeç, pritej më shumë nga ata. Por tani janë në vështirësi të madhe. Mario ka luajtur 16 ndeshje në total (jo të gjitha si titullar) nga 34 të zhvilluara në këtë sezon.

Nuk arrin të jetë vendimtar. I kthyer te Dortmund pas dështimit te Bayern Munich. Shpresonte të ringjallej me verdhezinjtë. Në transnfermarkt vlera e tij ka rënë nga 55 (në 2014-ën) te 23 milionë euro aktualisht. Edhe Pulisic e ka kaluar ne hierarkitë e Tuchel.

Në 2017-ën ka luajtur vetëm 24 minuta në 5 ndeshje. Në ditët e kaluara, trajneri i Gjermanisë Joachim Low i ka dalë në mbrojtje: “Nuk po jep maksimumin te klubi, por e di se çfarë mund të bëjë për kombëtaren. Mund të shënojë kundër ekipeve si Argjentina dhe Brazili, nuk mund ta bëjnë të gjithë. Mund të bëjë diferencën”.

Është e vërtetë, por te Bayern nuk e ka bërë dhe tani ka përfunduar në stol edhe te Dortmund. Në Agnli shkruajnë se Klopp, me të cilin ka debutuar kur ishte minoren, dëshiron ta marrë te Liverpool. Mund të jetë një zgjidhje, por i pari që duhet të bindet për këtë është vetë Mario.

Edhe Schurrle është në vështirësi. Dortmund e ka paguar 30 milionë euro në verë. Kurrë verdhezinjtë nuk kishin shpenzuar kaq shumë për një lojtar.

Nga ana tjetër, Andre me Tuchel është paraqitur shumë mirë te Mainz dhe gjysmë dështimi te Wolfsburg është justifikuar nga problemet që ka pasur klubi. Është dëmtuar nga Draxler, i cili tani po shkëlqen në Paris. I bllokuar në shtator nga një problem në gju, që e ka ndalur për një muaj, nga tetori ka shënuar vetëm një gol në të gjitha kompeticionet. Duhet të jepte më shumë. Rënia e rendimentit tregohet qartë edhe nga numrat: në krahasim me kohën kur luante me Leverkusen është ngadalësuar më shumë. Më parë arrinte deri në 34,8 km/h, tani vetëm 33,4. Talenti i tij, ashtu si ai i Marios, duket se është zhdukur papritur. Të dy ndodhen brenda një tuneli të gjatë dhe të errët. Por kanë qenë ata të dy që kanë ndihmuar Gjermaninë të pushtojë botën e futbollit. Kros i Schurrle nga e majta, gol i Gotze. /telesport.al