Manastiret mesjetare në Kosovë

Përgjatë viteve para shpërbërjes së Jugosllavisë, idealizimi i martirëve së 1389-ës, jetësoi ideologjitë nacionaliste që cilësuan Kosovën atdhe të serbëve që përbëhej nga parajsa dhe toka.

Manastiret mesjetare në Kosovë

Rruga kryesore në Graçanicë, fshat në afërsi të Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës, është e mbushur me furra dhe markete të vogla të cilat të çojnë tek një mur i gjatë me gurë.

Nëse kalojmë në anën tjetër zhurma e veturave zhduket pothuajse tërësisht.

Ndërsa në një lëndinë të gjerë është i vendosur Manastiri i Graçanicës, një kryevepër e arkitekturës kishtare të kohës së vonshme Bizantine, me kupolat e saj si trëndafil që tërheqin shpirtin dhe syrin tuaj drejt qiellit.

Graçanica është manastiri i fundit i ndërtuar në shekullin e 14-të nga mbreti serb Stefan Milutin, i cili i kishte dhënë premtimin e tij Zotit se do të ndërtonte një kishë për secilin nga 40 vitet e tij të sundimit. Në brendi mund të shihet vetëm një pjesë e vogël e gurëve nga afresket e shumta në mur, të cilat bashkojnë harqet e kupolave. Nuk është e thënë që të jeni besimtarë që të ndjeni qetësinë që të ofrojnë atmosfera medituese dhe ngjyrat – blu si oqeani e pasuruar me unazat a arta engjëllore të patriarkëve të shenjtëruar në Kishën Ortodokse Serbe, fytyrat e të cilëve janë nxirë pak përgjatë shtatë shekujve.

Kur kam vizituar Graçanicën, vend i mbrojtur si trashëgimi botërore nga UNESCO, isha  shoqëruar nga Trojan Parlic, kujdestar me flokë gri dhe pantallona kadifeje e xhaketë sportive, i cili më tregoi që interieri i manastirit kishte përfunduar për tre vite, duke filluar më 1318 deri në 1321, punë e dy artistëve nga Thessaloniki.

Unë e pyeta në qoftë se piktorët ishin grek, ndërsa ai mu përgjigj që nuk e dinte dhe se nuk kishte rëndësi.

Por, ja që ka rëndësi !

Kosova tashmë për shumë kohë cilësohet si “Jerusalemi i Serbisë”, kjo për shkak të manastireve mesjetare mjaft të rëndësishme siç është ky i Graçanicës.

Këtu gjithashtu është zhvilluar beteja e Kosovës në vitin 1389, ngjarje kjo që definoi civilizimin e Serbisë. Në luginën në veri të Graçanicës myslimanet turq kishin mundur serbët e krishterë këtu duke vendosur sundimin otoman për 500 vitet e ardhshme.

Përgjatë viteve para shpërbërjes së Jugosllavisë, idealizimi i martirëve së 1389-ës, jetësoi ideologjitë nacionaliste që cilësuan Kosovën atdhe të serbëve që përbëhej nga parajsa dhe toka.

Këto mite janë thyer mirëpo kjo nuk ndaloi ish presidentin e Serbisë, Slobodan Millosheviq, që të përdorë këtë si propagandë për kampanjën e tij të spastrimit etnik të Kosovës nga shqiptarët në fund të viteve 1990. Ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999 ndihmoi ndalimin e dhunës, ndërsa në vitin 2008, me mbështetjen e SHBA-ve, Kosova shpalli pavarësinë e shtetit të saj nga Serbia.

Në Graçanicë qëndrova pranë z.Parlic, përderisa figura e Baptistit John të zhdukej në errësirë nga Krishti, e mbi ta shiheshin ushtarë të një batalioni romak duke u futur në kornizë, me kërkesë që të pagëzoheshin. Këtu z. Parlic më tregoi për punimet mesjetare që shpalosin paganët të cilët kanë kërkuar të bëhen të krishterë.

Pas kësaj mu deshën shtatë minuta, përmes shtëpive të vogla rozë, që të arrij tek hoteli ku po qëndroja.

Hotel Graçanica shtrihet në një lëndinë dhe është hoteli i parë dhe i vetmi “Boutique” (hotel me përmasa të vogla, dhe akomodim të lartë) në Kosovë.

Ky hotel është hapur tre vite më parë nga atasheu zviceran, Andreas Ëormser, i cili kishte punuar në departamentin e refugjatëve në Ambasadën e Zvicrës, pas luftës në Kosovë.

Ëormser kishte gjetur dy partner lokal, Hisen Gashnjani, dhe Atlan Gidjic.

Hotel Graçanica është njëri ndër të paktat biznese multietnike në Kosovë dhe i vetmi hotel në botë më shumicë të menagjmentit rom.

Gjate qëndrimin tim darkën e përfundova në hotel, ku kishte meze tradicionale kosovare dhe qoftë e ajvari i shtonte shijen gjithçkaje.

Ndërsa, 15 minuta me veturë larg është Prishtina, kryeqyteti i cili ka shpërthyer nga ndërtimet pas luftës.

Të gjithë duket që e shohin këtë “boom” mirëpo askush nuk flet për të, e Kosova mbetet ende ndër shtetet më të varfra në Evropë, dhe korrupsioni ka ndihmuar që shteti të mbetet aty.

Megjithatë, 70% e popullsisë janë nën moshën 35 vjeçare dhe Prishtina është përplot energji.

Këtu kalova një natë në barin “Dit e Nat”, përderisa performonte një grup rom dhe pija raki.

Mëngjesin e ditës së nesërme shkova për vizitë tek Manastiri i Deçanit, ndër vendet më të bukura në Ballkan.

Manastiret cilësohen si simbole të shtypjes së Serbisë gjatë momenteve të tensionit, dhe kanë qenë objekte të protestave. E para se të hyja në pronën e Manastirit të Deçanit kalova në një pike kontrolli dhe me është fotografuar regjistrimi i veturës.

Manastiri i Deçanin, i ndërtuar në vitin 1335, është i rrethuar nga një pyll ndërsa murgjit e këtij manastiri njihen për mikpritjen e tyre dhe afinitetin për media sociale.

Ndër të tjera ata njihen edhe për këndimin e tyre, që me agimin e mëngjesit harmonia e murgjve të mbushte me qetësi, përderisa mes afreskeve të shumta hynte një dritë dielli.

Pas kësaj kalova pak kohë me abatin e Manastirit të Deçanit, Atin Sava Janjic, i cili njihet për humanizmin e tij. Shumë herë Ati Sava është kritikuar nga nacionalistët serb për ndihmën që u ka dhënë shqiptarëve gjatë luftës, e edhe nga nacionalistet shqiptare për mbrojtjen e manastirit dhe objekteve tjera ortodokse.

“Ne jemi diçka më ndryshe, që nuk kemi vend në tregimin historik dhe politik të dikujt”, më tha Ati Sava.

Pas kësaj u ktheva për në hotelin tim e gjatë rrugës pash një kompleks banesor mjaft luksoz dhe një vend të veturave BMË. Shteti duket se është për ngut të mbuloj shtresat e vjetra me të rejat. Ndërsa në ato çaste unë mendova “kjo nuk është mënyra e vetme”./The New York Times/ Përkthyer nga KlanK