50 persona lëndohen nga helmi toksikë në aeroportin e Hamburgut

50 persona lëndohen nga helmi toksikë në aeroportin e Hamburgut

Policia gjermane dhe ekipet e shpëtimit, sot kanë evakuuar qindra udhëtarë nga aeroporti i Hamburgut, pas raportimeve për helmimin e 50 personave nga helmi toksikë, i cili dyshohet së është shpërndarë përmes sistemit të kondicionerit të ajrit.

“Të gjitha fluturimet janë ndalur për disa orë, për shkak të evakuimit”, ka thënë zëdhënësi i aeroportit, Karen Stein, raporton agjencia e lajmeve DPA.

Më shumë se 50 njerëz janë ankuar për probleme me frymëmarrje dhe djegie në sy. Zjarrfikësit së bashku me ekipet mjekësore janë duke i ekzaminuar ata për të parë nëse duhet të dërgohen në spital apo ajo.

“I kemi anuluar të gjitha fluturimet të paktën deri në ora 2 pas dite. Shumica e pjesëve të aeroportin janë evakuuar,” ka thënë zëdhënësi i Aeroportit të Hamburgut. /Insajderi.com