50 mijë dollarë për sekondë – konfirmohen përfitimet e McGregor nga meçi me Mayweather

50 mijë dollarë për sekondë  – konfirmohen përfitimet e McGregor nga meçi me Mayweather

Kampioni i UFC-së, Conor McGregor në meçin e parë në boks ka fituar rreth 100 milionë dollarë.

McGregor që u mposht në raundin e dhjetë nga ish-kampioni i botës, Floyd Mayweather ka fituar 3 milionë dollarë për një minutë nga meçi në Las Vegas.

Kjo i bie që ai ka fituar 50 mijë dollarë për një sekondë.

Në anën tjetër, Mayweather raportohet se ka fituar rreth tre herë më shumë. /Insajderi.com