50 golat e Neymar për kombëtaren e Brazilit

50 golat e Neymar për kombëtaren e Brazilit

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar Jr, shënoi golin e tij të 50-të me kombëtaren, teksa ka luajtur 74 ndeshje me përfaqësuesen e vendit të tij.

Kjo ndodhi pikërisht në fitoren 3-0 ndaj Argjentinës. Braziliani, i cili dha pasimin e artë në golin e parë të Coutinho, shënoi edhe vetë në klasiken amerikano-jugore të futbollit, duke rrumbullakosur shifrën specifike 50 me “Selecao”.

Kështu, ai e kalon me dy gola para legjendën e futbollit brazilian, Zico (48). Romario është para tij, si autor i 55 golave, për të vijuar me Ronaldo Nazario, që ka nënshkruar 62 me Brazilin, ndërsa Pele kryeson listën, me 77 gola.

Për këtë arsye, Neymar ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, duke e ndarë këtë moment me ndjekësit e tij. Ai duket i qeshur, teksa bën 50 me duar, çka përfaqëson numrin total të golave me kombëtaren e tij, deri tani. 24-vjeçari shënoi golin e dytë të mbrëmjes së mrekullueshme të Brazilit, pas një pasimi të shpejtë nga Gabriel Jezus.

Numri 10 i “Canarinha” u bashkua me Romario, Ronaldo dhe Pelé, si katër burrat e vetëm në histori, që kanë shënuar 50 + gola për gjigantin e Amerikës së Jugut.