50 cent, shkruan për këngën e Linda Halimit

50 cent, shkruan për këngën e Linda Halimit

Lindita Halimi, sivjet është përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovizion 2017-të me këngën “World”, gjithashtu ajo ka njoftuar se këngën e saj tw re “Now” do ta performojë për herë të parë gjatë turit në Eurovision, ndërsa videoklipi i këngës do të publikohet menjëherë pas kësaj gare, në muajin maj.

Kënga “Now” e Lindita Halimit, i ka bërë një javë që nga publikimi i saj dhe duket se po pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga audienca në mbarë botën.

“This is 50”, faqja zyrtare e 50 cent-it shkrimin e magazinës “Wazzuptonight” që flet për Lindita Halimin dhe këngën “Now”, e kanë publikuar edhe në faqen e tyre duke i ftuar njerëzit që ta dëgjojnë hitinë e kësaj vere, shkruan KultPlus.

“Kush do e mendonte që vajza që mbërriti në Shtete e Bashkuara të Amerikës nga Kosova në vitin 2013-të, do të kalojë shumë shpejt në një ikonë të pop-it. Me një përmbledhje të sukseseve të saj, ajo me këngën më të re “Now”, po qëndron në top listat e radiove duke dhënë një shenjë të fortë që sivjet kjo këngë do të jetë një hit veror”, thuhet në shkrimin e “Wazzuptonight” të publikuar edhe te “This is 50”, për këngën e Lindita Halimit “Now”.