5-vjeçari me kancer fiton zemrat e tifozëve në Wembley

5-vjeçari me kancer fiton zemrat e tifozëve në Wembley

Bradley Lowery, i cili ka fituar zemrat e tifozëve të futbollit në Angli, është bashkuar me lojtarin e tij të preferuar Jermain Defoe ndërsa hynin në Wembley mbrëmjen e kaluar në ndeshjen kundër Lituanisë.

5-vjeçari është duke luftuar kundër një forme të rrallë të kancerit të quajtur neuroblastoma dhe ka prekur publikun me lidhjen speciale që ai ka me sulmuesin e Sunderland.

Pamjet e tij disa ditë më parë teksa e kishte zënë gjumi në krahët e Defoe në spital kanë bërë xhiron e botës. “Kur Bradley ka marrë vesh se Defoe do të udhëhiqte “Tre Luanët” në stadiumin e Wembley dhe se ai do të ecte përkrahë tij ka qenë momenti më ekzaltues për të”, ka treguar tregon mamaja e tij.