5 komunat në cilat AAK-ja shkon në balotazh

5 komunat në cilat AAK-ja shkon në balotazh

Gjakova, Istogu, Kastrioti, Rahoveci dhe Suhareka janë pesë komunat në të cilat ka shkuar në balotazh Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), partia e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Përveç këtyre pesë komunave ku do të shkojë në balotazh, AAK-ja ka fituar shumicën pa balotazh në dy komuna.

Juniku dhe Deçani janë komunat ku partia e Kryeministrit fitoi në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të 22 tetor.

Këto janë komunat ku do të shkojë në balotazh AAK-ja:

Gjakovë: Ardian Gjini nga AAK (40,77)​ dhe Mimoza Kusari Lila nga Alternativa (31.48).

Istog: Haki Rugova nga LDK dhe (43,54)​ Gani Dreshaj nga AAK (37,23).

Obiliq: Xhafer Gashi nga AAK (49,26) dhe Mehmet Krasniqi nga LDK (27,46).

Rahovec: Smajl Latifi nga AAK (33,40) dhe Idriz vehapi PDK (26,9).

Suharekë: Bali Muahrremaj nga AAK (39,98) dhe Sali Asllanaj nga LDK (33,93).