5 dorëheqje për 7 muaj – Itinerari i të ikurve nga VV-ja

5 dorëheqje për 7 muaj – Itinerari i të ikurve nga VV-ja

Kur në korrik të vitit të kaluar, Dardan Molliqaj, dha dorëheqje nga posti i Sekretarit Organizativ, askush në opinionin publik nuk dinte për zhvillimet brenda partisë. Në atë kohë dorëheqja e tij, ishte konsideruar si një lëvizje e brendshme.

Por ngjarjet që pasuan në parti, pas përfundimit të dy palë zgjedhjeve, vunë në pah se nuk kishte të bënte me vetëm një lëvizje të brendshme.

Kësisoj dorëheqjet brenda partisë më të madhe opozitare, u bënë të zakonshme kur doli në publik, përçarja brenda dy grupeve. Kësisoj dorëheqjet brenda partisë dolën një orë e kurdisur.

Pas korrikut kur dha dorëheqje Molliqaj, nga funksioni në parti u largua edhe kryetari organizativ për Prishtinën Ylli Hoxha.

Dorëheqjet e të dy anëtarëve të VV-së, ndodhën pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare dhe lokale.

Molliqa kishte dhënë dorëheqja për shkak se siç kishte thënë ai do “të angazhohet në fushat e reja ku do të përqendrohen betejat e Lëvizjes”.

Ndërsa Ylli Hoxha pas fitores së Shpend Ahmetit në komunën e Prishtinës u shpreh se me kënqasi e dorëzoi postin e kryetarit të organizatës në Prishtinë.

E katër ditë pas dorëheqjes së Hoxhës, publikohet një bisedë private e Aida Dërgutit në mes Dardan Molliqajt, Dukagjin Goranit, Albulena Haxhiut dhe Donika Kadaj – Bujupit, ku e quan “mut”, Albin Kurtin.

Nga kjo bisedë doli në pah se në Lëvizjen Vetëvendosje gjërat nuk ishin duke funksionuar ashtu siç shihej nga jashtë. Këtë e pranoj edhe vetë deputetja Derguti kur doli me një sqarim për atë se si e kishte ofenduar kolegun e tij Albin Kurti.

Ajo tregoi se në Lëvizjen Vetëvendosjen ka disa probleme e mospajtime të thella politike e organizative në mes njerëzve të caktuar. Ku pas kësaj zonja Dërguti dha dorëheqja nga të gjitha pozitat e saj brenda VV-së.

Dërguti tregoi se ky problem brenda Lëvizjes Vetëvendosje është më shumë se një vit.

Përveç Dërgutit për gjendjen brenda VV-së filluan të flisni edhe shumë aktivistë të cilët kanë qenë dikur pjesë e saj.

Kjo shkaktoi që Vetëvendosje të thërras Mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm me ç’rast edhe  shpallen kandidaturën për kryetar të liderit të Vetëvendosjes.

Deri tash kandidaturën për të parin e VV-së e ka zyrtarizuar vetëm Albin Kurti i cili ka qenë njëherë në krye të Lëvizjes.

Mirëpo pas disa ditëve, Visar Ymeri i cili mbante të parin e VV-së lajmëroj dorëheqjen e tij nga ky post, duke thënë se nuk mund të jetë më pjesë e Lëvizjes në këto kushte në të cilat janë krijuar.

E dorëheqjet nuk u ndalën me kaq. Dardan Sejdiu i cili është deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në kuvendin e Kosovës, ka dhënë sot dorëheqje nga të gjitha pozitat e tij drejtuese në Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai u shpreh se me problemet e fundit që janë duke ndodhur brenda VV-së nuk po mundet të pajtohet pasi që këto probleme kanë fituar edhe një intensitet të shtuar mediatik. /Insajderi.com