Artikull i sponsorizuar

5 arsye pse duhet votuar Shaqir Totaj për Kryetar të Prizrenit

5 arsye pse duhet votuar Shaqir Totaj për Kryetar të Prizrenit

Zgjedhjet lokale të 22 tetorit po afrohen. Qytetarët do të kenë mundësi të votojnë për kandidatët e tyre të preferuar të cilëve do t’ua besojnë udhëheqjen me qytetet e tyre.

Gara më e fortë në këto zgjedhje po zhvillohet në Prizren. Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj është favorit për të ardhur në krye të qytetit të dytë më të rëndësishëm në Kosovë.

Madje, Totaj është vlerësuar si njeriu i duhur për Prizrenin jo vetëm nga kolegët e tij në PDK, por edhe nga shumë njerëz të partive të tjera kundërshtare.

Këto janë disa nga arsyet që e bëjnë Shaqir Totajn, favorit për t’i fituar zgjedhjet lokale në Prizren:

  1. Është i ri në politikë por me përvojë të gjatë menaxheriale në Kosovë dhe SHBA. I ka hyrë garës për Prizrenin sepse dëshiron ta zhvillojë qytetin e tij sic e meriton dhe t’ia sjellë ndryshimin që i duhet.
  2. Është i vetmi kandidat i suksesshëm në profesionin e tij prej menaxheri, profesion ky i cili i duhet pikërisht një kryetari të komunës për shkak të natyrës së punës që ka udhëheqja e qytetit. Kundërshtarët e tij në këto zgjedhje nuk kanë përvojë në menaxhim – njëri prej tyre është mjek/kirurg, ndërsa Mytaher Haskuka i Vetëvendosjes është psikolog dhe ka treguar që nuk i njeh realisht problemet e qytetit.
  3. I shkolluar në institucione prestigjoze në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe është i vetmi kandidat që ka diplomën e nënshkruar nga ish-Presidenti amerikan, Barack Obama dhe ish-Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton. Po ashtu, është i certifikuar edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar pas kryerjes së një specializimi nën patronatin e këtij institucioni prestigjoz.
  4. Është lindur dhe rritur në Prizren. E njeh qytetin dhe njerëzit, si dhe ka punuar për komunitetin duke u angazhuar vullnetarisht për shumë vite në sport e muzikë. Është i vetmi kandidat që i njeh problemet e Prizrenit dhe ka zgjidhje konkrete për to.
  5. I pakorruptuar dhe me platformën më të mirë për Prizrenin, ku përfshihen 17 prioritete dhe 55 zotime që fillojnë me zhvillimin e qytetit përmes Fondit për zhvillim prej dy milionë eurosh, investime të shumta në arsim dhe çerdhe, investime në shëndetësi, furnizimi me ujë 24 orë në ditë, investime në trashëgimi, si dhe investimet në turizëm në funksion të shndërrimit të Prizrenit në top-destinacion në rajon.