48 orë paraburgim për serbin e dyshuar për krime lufte  në Kosovë

48 orë paraburgim për serbin e dyshuar për krime lufte  në Kosovë

Bogdan Mitroviçit i cili u arrestua në Suharekë me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës nën dyshimin për krime lufte i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh.

Lajmin e ka konfirmuar për klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha.

Serbi 74 vjeçar, Bogdan Mitroviç u arrestua në Suharekë gjatë vizitës që bënte bashkë me një grup të serbëve që i bën shtëpive të tyre dhe Kishës së Virgjëreshës së Shenjtë në Mushtisht.

Në lidhje me arrestimin e tij në Kosovë, kanë reaguar ashpër presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq duke thënë se arrestimi i Mitrociçit u bë në mënyrë brutale “sikur të ishte Ramush Haradinaj apo vëllai i tij”.