I arrestuar sipas Policisë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve (Gaz lotsjellës)”, deputeti Pa" />

48 orë ndalim policor për Pal Lekajn

48 orë ndalim policor për Pal Lekajn

I arrestuar sipas Policisë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve (Gaz lotsjellës)”, deputeti Pal Lekajt i është caktuar masa e arrestit prej 18 orëve.

Këtë e ka bërë të ditur avokati i tij, Arianit Koci, sipas të cilit, kjo masë paraburugimt i është caktuar me urdhër të prokurorit.

“Gjyqtari i Procedurës Paraprake vendos për ndonjë masë për sigurimin e prezencës së të pandehurit, sipas kërkesës eventuale të Prokurorisë”, ka thënë Koci.

Avokati ka dhënë edhe qëndrimin e tij jurudik duke thënë se “Pal Lekaj nuk mund të arrestohet pa iu hequr imuniteti i deputetit të Kuvendit të Kosovës, sipas procedurës së paraparë ligjore”.