Këta janë meshkujt shqiptarë që vdesin të jenë “bjond”

Ngjyra e flokëve, është çështje preferencash, edhe te vetja, edhe te gjinia tjetër, megjithatë meshkujt me flokë bjondë nuk mbahen si më të preferuarit nga femrat. Kështu që nëse ata zgjedhin t’i kthejnë flokët të verdhë, është thjesht për t’iu bindur shijeve të tyre, sesa për të tërhequr vëmendjen e gjinisë tjetër. 

Këta janë meshkujt shqiptarë që vdesin të jenë “bjond”

Një postim i Isli Islamit, prezantuesit që do të nisë që nga java tjetër të jetë në studion e Wake Up, në Top Channel, me flokë plotësisht biondë të lyer kohë më parë, të kujton që nuk është vështirë të gjesh edhe djem të tjerë shqiptarë që e pëlqejnë ngjyrën e verdhë të flokëve.

kush

Lëvizim nga programi i Top Channel, për të  përmendur Ledion Liçon, ish-prezantuesin e atij programi, një nga biondët e njohur, shkruan “Class”.

Ai është ngulitur në kujtesën e të gjithëve me këtë ngjyrë flokësh, megjithëse, është e sigurt, që me kalimin e viteve, sigurisht flokët e tij natyralë  nuk kanë mbetur aq të verdhë sa mund t’i ketë pasur në fëmijëri, kështu që është parukieri ai që mendon për ta sjellë atë ngjyrë në nuanca të ndryshme.

le

Zakonisht kjo ngjyrë është zgjedhja e meshkujve modernë, por dhe e atyre ekstravagantë, që nuk kanë të njëjtën mani për t’u dukur fashionistë, si të parët, por që gjithsesi i përdorin detajet e pamjes, për të shfaqur tipin e tyre. Dhe këtu të vjen në mendje menjëherë, Bojken Lako. Ai ka eksperimentuar me shumë ngjyra flokësh, por së fundmi po qëndron te e verdha.

li

 

Blero, është një tjetër biond që ka provuar të jetë edhe më ekstrem sesa natyra, si edhe Ledioni. Ai i ka lyer flokët para ca kohësh me një ngjyrë të artë, por që nuk e ruajti gjatë, për të kaluar te nuanca e zakontë.

blero