Mustafa: Nuk shkarkohet Qeveria nëpër sheshe

Mustafa: Nuk shkarkohet Qeveria nëpër sheshe

Kryeministri Isa Mustafafa ka deklaruar se nuk beson se edhe qytetarët mendojnë ngjashëm me liderët opozitarë.

“Ata (opozitarët)  flasin për dëshirën e tyre që të rrënohet Kosova. Askush nuk ka të drejtë ta shpallë të shkarkuar në lamën e këtij qytetit, sepse lamat dhe sheshet nuk janë as për të zgjedhur e as për të shkarkuar. Kjo qeveri do të vazhdojë mandatin deri në fund dhe do t’i kryej të gjitha punët ndërsa tjerë”, ka thënë Mustafa.

Ai ka shtuar se opozita duhet të kthehet në Kuvend sepse qytetarët nuk e paguajnë askënd që të hedh gaz lotsjellës në kuvend.

“Prandaj ftoj opozitën që të kthehet në Kuvend dhe që të mos merret me gjëra të kota, sepse e kotë është që nëpërmjet formave të tilla të kërkohet ndërrimi i pushtetit”, shtoi Mustafa.