“Super Hyka” – gol dhe asist në fitoren e Luzernit

31.07.2016 19:43
“Super Hyka” – gol dhe asist në fitoren e Luzernit

Futbollistët shqiptarë rikthehen protagonistë me gola në kampionatin zviceran.  Mesfushori Jahmir Hyka, gjeti rrugën e rrjetës për skuadrën e tij të Luzernës, derisa dhuroi edhe një asist.

Ndeshja e vlefshme për Javën e dytë të kampionatit në Zvicër mes Luzernës dhe Grasshopersit përfundoi me rezultatin 4-3. Në këtë sfidë ra në sy mungesa e Migjen Bashës, i cili nuk ishte as në lojtarët rezevë të trajnerit të Luzernës.

Më herët, mesfushori kuqezi i është bashkuar skuadrës në seancat stërvitore, por mbi të ardhmen e tij janë ngritur pikëpyetje për një largim të mundshëm. /Insajderi.com