Shokuese: I riu masakron me thikë partneren

Shokuese: I riu masakron me thikë partneren

Një ngjarje e rëndë e dhunës ka ndodhur në Las Vegas të SHBA-ve, ku një person ka rrahur dhe ka tentuar ta vrasë të dashurën e tij, mirëpo policia ka arritur me kohë dhe e ka parandaluar tragjedinë.

Një episod shokues ka ndodhur në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që u mbyll me një viktimë dhe një të plagosur rëndë.

Por, në këtë rast, viktimë ka mbetur agresori pasi policia ka ndërhyrë në kohë.

Një efektive e forcave të rendit ishte duke patrulluar me makinë kur u gjend para një skene të tmerrshme.

Një i ri kishte shtrirë në tokë partneren dhe po e godiste me thikë. Ajo zbriti nga makina menjëherë dhe i drejtoi armën 30-vjeçarit Wlliam Fuller për t’u dorëzuar.

Ky i fundit, i mbytur nga gjaku i të dashurës nuk dorëzohet por tenton të sulmojë policen.

Ajo pas bën disa hapa prapa, detyrohet të hapë zjarr. 30-vjeçari u godit dy herë dhe humbi jetën pas disa orësh në spital.

Ndërkohë  dashura e tij fatmirësisht shpëtoi edhe pse ishte goditur disa herë dhe kishte marrë plagë të rënda

Videon e gjeni duke klikuar; Këtu