Erdogan akuzon një gjeneral amerikan për tentativën e grusht shtetit

Erdogan akuzon një gjeneral amerikan për tentativën e grusht shtetit

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka hedhur poshtë vërejtjet e dhëna nga top gjenerali i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, Joseph Votel, sa i përket veprimeve pas dështimit të grusht shtetit, shkruan BBC.

Presidenti Erdogan për me tepër ka akuzuar Votel që është në anën e grusht shtetasve, transmeton klankosova.tv.

Gen Votel, shefi i Komandës Qendrore të SHBA-ve, ka thënë që arrestimi i personelit ushtarak do të dëmtoj bashkëpunimin ushtarak në mes të Turqisë dhe Amerikës.

Ndërsa Erdogan ka deklaruar që Gen Votel do të duhej të falënderonte Turqinë qe po e siguron demokracinë.

Deri më tani 18,000 persona janë arrestuar në Turqi, që pas natës së 15 korrikut. /Insajderi.com