4 gola në dy ndeshje për Ronaldon – por është larg rekordit të vjetër 60 vjet

4 gola në dy ndeshje për Ronaldon – por është larg rekordit të vjetër 60 vjet

Cristiano Ronaldo ka shënuar 4 gola në dy ndeshjet e para duke i mundësuar Portugalisë ti fitojë 4 pikë nga këto dy ndeshje, meqë askush tjetër në këtë kombëtare, ende nuk ka qëlluar portën kundërshtare.

Starti i shkëlqyeshëm i futbollistit më të mirë në botë, epitet të cilin e gëzon në saje të të qenit fitues aktual i Topit të Artë, ka bërë që mediat dhe rrjetet sociale të mos rreshtin së shkruari dhe spekuluari për të.

Sidoqoftë, 4 gola në dy ndeshje, mund të mjaftojnë për ta mbajtur në lojë Portugalinë, por aktualisht nuk besohet se janë të mjaftueshme për të thyer një rekord të vjetër 60 vjet.