4 dëshirat e Mourinhos për fundvit te Manchester Unitedi

28.11.2017 18:32
4 dëshirat e Mourinhos për fundvit te Manchester Unitedi

Me festat e fundvitit që po afrojnë duket se trajneri portugez i Manchester United, Jose Mourinho, ka bërë gati listën e tij të dëshirave.

Janë katër lojtarët që synon tekniku: Antoine Griezmann, Gareth Bale, Mesut Ozil dhe Danny Rose.

Tabloidet anglezë sugjerojnë se Mourinho ka piketuar katër futbollistë që luajnë me të majtën, për të balancuar strukturën e skuadrës së tij.

United tentoi uellsianin e Realit të Madridit edhe në 2013, kur ai u largua nga Tottenhami. Nga ana tjeter Griezmann i Atleticos prej kohësh është përfolur për një transferim të mundshëm në “Old Trafford”, por vendosi të qëndronte në Spanjë, për shkak të pezullimit të merkatos së “Los Colchoneros” nga FIFA.

Mourinho pretendon të shtojë në organikën e tij edhe Rose e Ozil, që pritet të largohen nga Tottenhami dhe Arsenali, duke qenë se kontratat e tyre respektive skadojnë në fund të këtij sezoni.