380 policë për festimin e Ditës së Verës në Elbasan

380 policë për festimin e Ditës së Verës në Elbasan

380 forca policie nga Tirana dhe Elbasani do të angazhohen për festimet e Ditës së Verës në qytetin e Elbasanit.

Prej kësaj të hëne policia e Elbasanit kalon në shërbim të përforcuar për zhvillimin sa më normal të aktiviteteve festive. Në ndihmë, krahas policëve nga Tirana do të jenë dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Policia rrugore do të kontrollojë të gjitha akset me qëllim për të bërë të  mundur  qarkullimin  normal të  mjeteve  gjatë zhvillimit të aktiviteteve, shkruan Tch.

Lëviza apo parkimi i mjeteve nuk do të lejohet në këto akse rrugore:

  1. Në orën 11:00 të datës 13.03.2017 do të bllokohet lëvizja dhe qarkullimi i mjeteve nga “Kryqëzimi i Kristoforidhit” deri tek “1 Maji”
  2. Në orën 07:00  të datës 14.03.2017 deri   në  përfundim  të  aktivitetit  të  Karnavaleve  do  të  bllokohet  lëvizja   nga  Stadiumi  deri  tek  1  Maji
  3. Nga Stadiumi deri  tek  “Pallati  i  Sportit”,  nuk  do  të  lejohen  parkimet  apo  qëndrimet  e  mjeteve.

Policia Rrugore krahas masave të marra për mbarëvajtjen e trafikut, do të ketë dhe një sërë masash për shtimin e kontrollit ndaj përdoruesve të rrugës, që  drejtojnë automjetin  në  gjëndje  të  dehur, që  tejkalojnë  normat  e  shpejtësisë,  që  kryejnë  parakalime  të  gabuara, etj