BBC sjell radiodramën “Në fushat e Kosovës”

16.05.2018 11:15
BBC sjell radiodramën “Në fushat e Kosovës”

Radio drama Britanike – ‘Në Fushën e Kosovës’ (On Kosovo Field) vjen për publikun kosovar si lexim në skenë, me regji të Kushtrim Koliqi duke treguar historinë e vëllaut dhe motrës të cilët kthehen në atdheun e tyre Kosovën, duke zbuluar kujtimet të dhimbshme të dashurisë, humbjes dhe të ndarjes.

‘Në Fushën e Kosovës’ është një seri e radio dramave e transmetuar në BBC, e shkruar nga Fin Kennedy dhe e inspiruar nga muzika e PJ Harvey gjatë udhëtimit të saj në Kosovë, këngë të cilat janë pjesë e radio dramës. Sipas skenaristit, ‘Në Fushën e Kosovës’ është një dramë që mbi të gjitha është një vendosje kreative në audio, e pamjeve vizuale që ka koleksionuar PJ Harvey.

Leximi në skenë, ‘Në Fushën e Kosovës’ do mbahet me 17 maj 2018, ora 20:00 në Qendrën Multimedia dhe vjen si lexim në skenë i dy episodeve të para dhe dëgjim audio i tre episodeve tjera në Anglisht.

Radio drama, ‘Në Fushën e Kosovës’ fitoj cmimin drama produksioni më i mirë në BBC RADIO & MUSIC AWARD 2018.

Në Fushën e Kosovës vjen si bashkëpunim i Intent New Theatre dhe Tamasha Theatre Company, një bashkëpunim Kosovar-Britanik, që ka për qëllim përdorimin e teatrit si mjet për të ndërtuar një shoqëri bashkohore. Qëllimi i tyre është që të sjellin një version shqip të kësaj radio drame dhe që në të ardhmen të organizojnë një festival të radio dramës me produksione kosovare dhe britanike.

Me regji të Kushtrim Koliqit dhe e performuar nga Maylinda Kosumovic, Shkelzen Veseli, Shpetim Selmani, Labinot Raci, Qendresa Jashari dhe Allmir Suhodolli, ‘Në Fushën e Kosovës’ është kërkimi për një identitet nëpërmjet një udhëtimi që të kthen prapa në trashëgiminë e humbur.