319 kosovarë heqin dorë nga shtetësia e Kosovës, për atë të Austrisë

Shumica e të huajve të natyralizuar janë ish-shtetas të Bosnjë-Hercegovinës (698), të ndjekur nga turqit (456) dhe kosovarët (319). 

319 kosovarë heqin dorë nga shtetësia e Kosovës, për atë të Austrisë

Sipas publikimeve më të fundit të Agjencisë Austriake të Statistikave, 4 mijë e 695 persona morën shtetësi austriake në gjysmën e parë të vitit 2017, 53 prej të cilëve banonin jashtë vendit.

Si rezultat, kishte 9.6% më shumë natyralizime sesa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar (4.285 naturalizime), raportojnë mediet austriake.

Shumica e të huajve të natyralizuar janë ish-shtetas të Bosnjë-Hercegovinës (698), të ndjekur nga turqit (456) dhe kosovarët (319).

Austria është njëra nga shtetet e botës ku ka shumë emigrantë nga Kosova.

Në përgjithësi, Austria nuk e lejon shtetësinë e dyfishtë përveç personave që marrin dy shtetësi në kohën kur kanë lindur (p.sh. nëse një austriak që jeton në SHBA merr shtetësi austriake dhe amerikane në kohën e lindjes)./Insajderi.com