30 të lënduar nga aksidenti i autobusit të linjës Athinë-Tiranë

22.09.2016 09:00
30 të lënduar nga aksidenti i autobusit të linjës Athinë-Tiranë

Një autobus i linjës Athinë-Tiranë ka dalë nga rruga, duke shkaktuar plagosjen e 30 personave.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 5:00, në aksin Gjirokastër-Tepelenë, kur autobusi po kthehej nga Greqia.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërkohë që të plagosurit janë dërguar në  Spitalin e Gjirokastrës, shkruan TCh.

Njëri prej të aksidentuarve tha: “Policia dhe ambulanca erdhën shumë shpejt. Ne dolëm, ndihmuam njëri-tjetrin dhe na ndihmuan edhe autobusë të tjerë që po vinin mbrapa. Mendoj se lagështia e solli aksidentin, por ndoshta edhe futja shpejt në kthesë”.

Ndërsa mjeku shprehet: “Erdhën 31 persona, por jo të gjithë me nevojën për t’u shtruar në spital. Disa janë të shembur, disa me fraktura në klavikul, por asnjëri nuk ka rrezik për jetën. Askush nuk kërkon trajtim mjekësor të zgjatur”.