30 mijë protestues kundër Erdoganit në Gjermani

30 mijë protestues kundër Erdoganit në Gjermani

Rreth 30,000 kurdo-turq kanë mbajtur një demonstratë në qytetin gjerman të Frankfurtit kundër Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Protestuesit kanë ardhur nga e gjithë Gjermania përpara festimeve kurde të vitit të ri, shkruan BBC.

Ata bënë thirrje për demokraci kundër votimit të referendumit në muajin e ardhshëm në Turqi, i cili pritet që t’ia shtojë pushtetin Erdoganit.

Turqia e ka dënuar protestën duke e quajtur të papranueshme, si dhe e akuzoi Gjermaninë për hipokrizi

Zëdhënësi i zotit Erdogan Ibrahim Kalin ka thënë në një deklaratë se “Është e papranueshme për të parë simbolet e PKK dhe parulla kur ministrat dhe ligjvënësit turq janë duke u penguar që të takohen me qytetarët e tyre. /Insajderi.com