30 ditë paraburgim për sulmuesin e Kajtazit

30 ditë paraburgim për sulmuesin e Kajtazit

Fitim Thaqi që sulmoi kryeredaktorin e Insajderit, Vehbi Kajtazi, do të qëndroj 30 ditë në paraburgim. Vendimin për këtë është marrë nga Gjykata Themelore në Prishtinë nga gjyqtarja Naime Kransiqi.

Avokati i të dyshuarit Gazmend Halilaj, pas përfundimit të seancës, ka thënë se do të përgatisë një ankesë pas vendimit të gjykatës për t’i caktuar klientit të tij një masë të arrestit prej 30 ditësh.

Ai e ka quajtur të pabazuar këtë vendim të Gjykatës, raporton Insajderi.

Halilaj ka deklaruar se gjyqtarja Naile Krasniqi e “mori këtë vendim pasi Fitim Thaqi mund të ndikojë tek dëshmitarët e rastit”.

Thaqi sulmoi Kajtazin në mes të ditës në një kafiteri në Prishtinë, të premten pasdite.

Sulmuesi i Vehbi Kajtazit është nip i familjes së Azem Sylës. I shpalluri në kërkim ndërkombëtar nga Policia e Kosovës, Fitim Thaqi, ka lidhje dhe miqësi me Milaim Zekën dhe Faton Ramadanin, për të cilët Insajderi raportoi për skemën e mashtrimit të 920 kosovarëve me viza pune në Gjermani.

Fitim Thaqi është shoqëruar me figura politike përfshirë Kadri Veselin. Ai është aktivist i Nismës për Kosovën që drejtohet nga Fatmir Limaj.

Ai u dorëzua mbrëmë në Polici pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar. /Insajderi.com

Lidhjet e sulmuesit të gazetarit Kajtazi me Milaim Zekën e Azem Sylën