30 ditë paraburgim për deputetët e VV-së

24.11.2017 14:16
30 ditë paraburgim për deputetët e VV-së

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për tre deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët u arrestuan sot në mëngjes para ndërtesës së Kuvendit.

Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu, janë dërguar menjëherë në qendrën e paraburgimit jashtë Prishtinës,.

Arsyeja e arrestimit të deputetëve është mos marrja pjesë në seancën e cila po mbahet për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës gjatë vitit të kaluar.