3 vite më parë lyente me bojë rrugët e Brazilit, sot fiton 90,000€ në javë

3 vite më parë lyente me bojë rrugët e Brazilit, sot fiton 90,000€ në javë

Gabriel Jesus është duke jetuar një jetë mjaft të bukur pasi është cilësuar si një nga talentet më premtues të futbollit, por fillimet e vështira të yllit të Manchester City janë akoma të freskëta në memorie.

Duke qëndruar këmbëzbathur në një rrugë të San Paulos, Jesus-i 17-vjeçar ishte akoma një nga mijëra të rinjtë e një qyteti që ëndërroni të vishnin fanellën e verdhë të Brazilit.

Ai ishte, si shumë të tjerë, duke u përgatitur për Kupën e Botës që po vinte në vendlindjen e tij.

Në një seri fotosh të postuara në Instagram, sulmuesi ka zbuluar se ka ndihmuar të lyheshin rrugët e lagjes së tij me ngjyra patriotike si parapërgatitje për turneun që u zhvilluar tre vite më parë. Ai i ka parë ndeshjen nëpërmjet televizorit teksa Brazili shkoi deri në gjysmëfinale përpara se të shpartallohej 7:1 nga Gjermania në Belo Horizonte.

Shumë pak persona do ta kishin imagjinuar se ai do të ishte një nga lojtarët që do ta udhëhiqte Brazilin drejt rrugës për titullin e gjashtë në Kupën e Botës në Rusi katër vite më pas.

Shumë gjëra kanë ndryshuar për Jesus gjatë kohës midis fotove të shkrepura dhe ditës së sotme. Atëherë ishte thjeshtë një djalosh që paguhej vetëm 4,000 euro në vit nga Palmeiras. Pak më vonë, talenti i tij u zbulua nga skautët e Manchester City i Pep Guardiolas.

Një transferim 31 milionë euro ndodhi në gusht të 2016 me lojtarin që erdhi në Angli në janar. Ai nënshkroi një kontratë pesëvjeçare me Qytetarët ku fiton 90,000 euro në javë. /telesport.al