3 mijë persona u nisën nga Serbia për në Kosovë për ta mbështetur Vuçiqin

29.03.2017 11:47
3 mijë persona u nisën nga Serbia për në Kosovë për ta mbështetur Vuçiqin

Më shumë se 3 mijë persona me 60 autobusë janë nisur nga Serbia për në Kosovë sot për të mbështetur kandidatin për president të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Siç raporton Tanjug, të gjithë këta persona kishin për qëllime që të mblidhnin sa më shumë mbështetës për kandidatin e Serbisë për president Aleksandar Vuçiq

Autobusët janë bllokuar në mëngjesin e sotëm në Leposaviq.

Për të kundërshtuar ardhjen e Vuçiqit në Kosovë shumë qytetarë të Kosovës kishin bllokuar rrugët përmes të cilave pritej se do të kalonte eskorta e kryeministrit të Serbisë.

Vuçiq ditë më parë kishte kërkuar leje për të vizituar Kosovën, përderisa kërkesa e tij ishte pranuar nga Institucionet e Kosovës, me disa kushte.

Vuçiqi ka hequr dorë nga vizita në Kosovë siç ka thënë ai se nuk i bindet urdhrave të Prishtinës, ndërkohë që në vend të tij Kosovën do ta vizitoj Marko Gjuriq./Insajderi.com