3.2 për qind e anëtarësisë së VV-së nuk e do Ahmetin kryetar të Prishtinës

3.2 për qind e anëtarësisë së VV-së nuk e do Ahmetin kryetar të Prishtinës

Të dielën, në 34 vendvotime në të gjitha fshatrat dhe lagjet e Prishtinës anëtarësia e Lëvizjes Vetëvendosje ka votuar për kandidatin për kryetar komune të Prishtinës.

Në njoftimin për media të Vetëvendosjes, thuhet se “pas verifikimit të votave në këto vendvotime nga Komisioni Ad hoc Zgjedhor i Qendrës së Prishtinës dhe pas skadimit të afatit për ankesa, ky komision shpall rezultatin final: 96.8% kanë votuar ‘Për’, 3.2% kanë votuar ‘Kundër’”.

Bazuar në këtë rezultat, Shpend Ahmeti zyrtarisht zgjidhet kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për komunën e Prishtinës në zgjedhjet lokale 2017.