Thumbimi mes anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atyre të cilët kanë dhënë dorëheqje për shkak të pakënaqësive ka vazhduar edhe sot pas zyrtarizimit të kalimit të Donika Kadaj-Bujupit në AAK, shkruan Insajderi.
Erzen Vraniqi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ka thumbuar të dorëhequrit i VV-së, duke iu thënë se “s’është gjë tradhtia ndaj tjetrit çka është tradhtia ndaj vetvetes”.
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2021912664801778&id=100009491927869
Kujtojmë se Donika Kadaj-Bujupi kishte dhënë dorëheqje nga postet në Lëvizjen Vetëvendosje për shkak të pakënaqësive, ndërsa sot është konfirmuar se i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Por pavarësisht vendimit të Kadaj-Bujupit, Faton Topalli është shprehur se nuk i ka mbetur hatri që Bujupi i është bashkuar AAK-së dhe ka refuzuar t’i bashkohet grupit të pakënaqur nga VV./Insajderi.com