Rita Ora konfirmon ardhjen në Kosovë

Rita Ora konfirmon ardhjen në Kosovë

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, ka konfirmuar ardhjen e saj në Kosovë për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Ajo përmes një postimi në Instagram ka njoftuar se do të marrë pjesë në koncertin e organizuar në Kosovë për nder të kësaj feste.

“Përshëndetje të gjithëve. Jam shumë e lumtur që do t’ju bashkohem të gjithë juve në Kosovë, për ta kremtuar përvjetorin e 10-të të pavarësisë. Shihemi së shpejti. Ju do Rita”, ka shkruar më tej këngëtarja në rrjetin social.

https://www.instagram.com/p/BfL9qIRHegs/?taken-by=ritaora